• |
ide | kryesore

Lukashenko ndërron kuzhinierët pas vdeκjes së papritur të ministrit të tij

-Instant, Lajme, Planet

Vdekja e papritur e ministrit të Jashtëm bjellorus, Vladimir Makei ka shkaktuar reagim dhe panik në rangjet më të larta të zyrtarëve në Bjellorusi. Në publik qarkullon lajmi se ai mund të jetë helmuar. Disa orë pas vdekjes, burime nga inteligjenca ukrainas raportuan se diplomati veteran bjellorus mund të ishte helmuar nga Kremlini. Kjo pasi ky i fundit kërkon të mbajë në tension Bjellorusinë dhe ta përfshijë atë drejtpërdrejt në konfliktin në Ukrainë.


Vladimir Makei ishte një ndër politikanët që nuk kishte ndikim nga Rusia. Pretendohej se ai ishte në kontakt të fshehtë me Perëndimin në lidhje me luftën në Ukrainë.


Imazhet e fundit të Makei shfaqin atë të shëndetshëm, në një aeroplan mallrash ushtarak, teksa raportohet se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

Vdekja e ministrit të tij e ka tronditur presidentin bjellorus Alexander Lukashenko. Ai tani ka frikë për jetën e tij. Sipas disa mediave perëndimore, lideri bjellorus ka zëvendësuar së fundmi edhe kuzhinierët dhe shërbëtorët e tij personalë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.