• |
ide | kryesore

Me kokainē dhe 7 mijë euro/ Pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar

Mediat italiane raportojnë se karabinierët arrestuan një shtetas shqiptar. Shkak u bënë dyshimet që ngjalli tek ta lëvizja e një automjeti në një rrugë dytësore në Fidenza në afërsi të Parmës. Karabinierët vendosën ta ndjekin atë.


Në këto momente shoferi vendosi të humbiste gjurmët. Ai rriti shpejtësinë dhe u fut në disa rrugica me qëllim që të shmangte karabinierët. Ndjekja nuk zgjati gjatë dhe përfundoi në afërsi të një stacioni hekurudhe. Ai që drejtonte makinën ishte një 30-vjeçar shqiptar. Pavarësisht se dorëzoi menjëherë dokumentet dukej mjaft i shqetësuar.


Sipas tij shkak ishte se nuk kishte respektuar lejen e qëndrimit. Megjithatë, karabinierët bënë një kontroll të shpejtë dhe i gjetën rreth 10 doza kokaine. Ato ishin të paketuara dhe të gatshme për shitje. Ato mbaheshin në dy kuti karamelesh të vendosura nën frenat e dorës. Më pas ai u shoqërua në komisariat ku brenda makinës u gjet një pako me rreth 25 gram lëndë narkotike.

Droga u sekuestrua, së bashku me mbi 7000 euro që ai i kishte me vete. Dyshohet se ato janë të ardhura nga trafiku i drogës pasi i riu nuk mundi të japë ndonjë të dhënë se ishte i punësuar diku. I arrestuari nuk rezulton të ketë precedentë penale. Tashmë po mbahet në qeli deri në daljen e tij para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.