• |
ide | kryesore

Pa Neymar, por me yje të shndritshëm Brazili sfidon Zvicrën e shqiptarëve: katër vjet më parë ishte 1-1

-Instant, F1, Sport
Brazili

Brazili, favoriti i madh i turneut, do të përballet me Zvicrën e shqiptarëve, në një histori që duket e përsëritur. Sfida e dytë e grupit G në Stadium 974 është luajtur edhe 4 vjet më parë në Rusi. Atëherë përfundoi 1-1, helvetët shpresojnë ta përsërisin. Me një fitore zhurmuese në ndeshjen e parë, Brazili i përmbushi pritshmëritë e vendosura ndaj tij përpara finales. Tani, Tite kërkon të provojë se Selecao është njësoj i fortë edhe pa Neymar.


BRAZILI

Kundërshtarët e parë të Brazilit, Serbia, ishin menduar si surprizë në këtë turne. Por një performancë dominuese nga Selecao i bëri ata të dukeshin shumë të zakonshëm. Dominimi i plotë nga bilbili i parë deri në të fundit shpërbleu skuadrën e Tite me një sukses 2-0. Ballkanasit u dorëzuan në dygolëshin e Richarlison në pjesën e dytë. Sulmuesi i Tottenham Hotspur, iu përgjigj kritikëve të tij dhe tregoi atë lloj shfaqje që i bëri Spurs të shpenzonin 60 milionë paund për ta marrë nga Everton. Goli i tij i dytë i mrekullueshëm ndriçoi stadiumin Lusail, i njëjti vend ku ai dhe Brazili shpresojnë të kthehen në finale pas tre javësh.


E bazuar në paraqitjen e tyre të enjten, ata kanë një shans shumë të mirë për ta bërë këtë. Kjo fitore vulosi fitoren e tetë radhazi për pesë herë fituesit e Kupës së Botës. Ata mbeten të pamposhtur që nga humbja e tyre në finalen e Copa America 2021. Në këto tetë fitore ata kanë shënuar 28 gola, por ndoshta kundër serbëve mund të kishin shënuar më tepër. Brazili realizoi 24 goditje dhe me lehtësi i bënë serbët të rrinin urtë. Problem për Tite do të jetë mungesa e Neymar dhe Danilo të dëmtuar. Lojtarët nuk do të jenë gati para 1/8 dhe Brazili duhet të tregojë se është i fortë edhe pa kampionin e PSG. Në vend të Neymar me shumë mundësi do të jetë Rodrygo, ndërsa Danilo do të zëvendësohet nga Militao.

ZVICRA

Yann Sommer u testua shumë rrallë e kjo mund të bazohet në një përzierje të mungesës së cilësisë së Kamerunit dhe themeleve të forta të zviceranëve. Trajner i ri, efikasitet i njëjtë, por një sistem i ndryshëm nën drejtimin e Murat Yakin. Tani Zvicra luan me një katërshe mbrojtëse në krahasim me sistemin e preferuar të Vladimir Petkoviç me pesë mbrapa. Yakin duhet të jetë i kënaqur me fitoren dhe një portë të pastër. Në fakt, është vetëm hera e dytë në 10 ndeshjet e tyre të fundit që ata ia dolën të heshtnin sulmin kundërshtar. Zviceranët kanë pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit kualifikuese pas Euro 2020, kur Yakin mori detyrën.

Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla

Kështu që nuk ka dyshim se do ta bëjnë të vështirë për Brazilin. Ashtu siç bënë në Kupën e Botës së kaluar kur i mbajtën në barazim 1-1. Fitorja e së enjtes i bëri ata të shënojnë suksesin e katërt radhazi në ndeshjet konkurruese. Një ecuri që i ka parë të mposhtin Spanjën dhe Portugalinë, kështu që nëse do të bënin pesë kundër Brazilit të gjithë do të paralajmëroheshin.

PRECEDENTËT

28 Jun 1950 Brazil v Switzerland D 2-2 FIFA World Cup
11 Apr 1956 Switzerland v Brazil D 1-1 International Friendly
21 Dec 1980 Brazil v Switzerland W 2-0 International Friendly
19 May 1982 Brazil v Switzerland D 1-1 International Friendly
17 Jun 1983 Switzerland v Brazil W 1-2 International Friendly
21 Jun 1989 Switzerland v Brazil L 1-0 International Friendly
15 Nov 2006 Switzerland v Brazil W 1-2 International Friendly
14 Aug 2013 Switzerland v Brazil L 1-0 International Friendly
17 Jun 2018 Brazil v Switzerland D 1-1 FIFA World Cup

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Brazilit:
Alisson; Eder Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Sandro; Casemiro, Fred, Paqueta; Raphinha, Richarlison, Vinicius Junior

Formacioni i mundshëm i Zvicrës:
Sommer; Widmer; Akanji, Elvedi, Rodriguez; Freuler, Xhaka, Sow; Shaqiri, Embolo, Vargas


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.