• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Alternime të kthjellimeve e vranësirave

-Instant, Lajme, Të fundit
vranësirave, ,moti i keq



Gadishulli i Iberik dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit pritet të jenë në dominimin e
kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa brigjet e Egjeut do të vijojnë
me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Gjithashtu pjesa më e
madhe Europës Qëndrore mbetet në dominimin e rrebesheve të shiut. Vendet
Nordike dhe Europa Lindore paraqitenme vranësira të shpeshta të cilat do
të gjenerojnë reshje dëbore.

Kosova
Vijojnë të jenë prezente vranësirat e shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës, duke sjellë dhe reshje
të pakta dëbore në zona të izoluara. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja
përmirësojnë gradualisht motin në vend.

Maqedonia e Veriut

MV mbetet me alternime kthejllimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta,
të cilat pritet që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të
pakta dëbore në të gjithë MV. Orët e mbrëmjes dhe natës vonë sjellin
përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në orët e para të ditës do të jetë me
alternime kthjellimesh dhe të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në
zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të
Shqipërisë. Ndërsa orët vijuese sjellin përmirësim të motit edhe në këto zona,
duke bërë që në vend të ketë më shumë orë me diell. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *