• |
ide | kryesore

Policia zbardh EMRAT/ Kush qëlloi me armē në Primaret e PD-së së Laçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
laçit koplik



Policia e Kurbinit jep detaje për incidentin që ndodhi në mbledhjen e degës lokale të PD-së. Mësohet se takimi i kryesisë së Laçit ku do të flitej për çështjen e primareve është shoqëruar me debate të forta. Në këtë situatë njëri prej personave ka nxjerrë armēn dhe ka qëlluar në korridorin e zyrave të PD-së së Laçit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin Van Rica, 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se: Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje. Gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku (P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Van Rica.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi Van Rica, tashmë i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Van Rica të shpallet Hero i Demokracise pa më të voglin hezitlm!
    Rroftë PD-cka me Sali Berishën në krye
    urra, urra, urrrrrra

    1. Pse ps si i ka aman ne kurbin a ne lac ku ishin kta? Apo patjeter ka elektoratin me PHD ne Lac , doktoratura ne fizik dhe me siguri te gjithe ekselent ! 😂 po popull o jorgo popull! Kshu jan ! Ca ashtu , ca kshu , ca me thika , ca kapo trafik kokaine! Popull hesapi! 😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *