• |
ide | kryesore

Portugalia, tre pikë për tu kualifikuar: Uruguaji, skuadra e fundit që i ka eliminuar në Botëror

-Instant, Sport
Portugalia



Portugalia do të hyjë në ndeshjen e dytë të Grupit H me Uruguain, duke e ditur se një fitore do t’i kualifikonte në fazën e 1/8 të Kupës së Botës 2022. Do të ishte e rëndësishme për luzitanët të arrinin objektivin e parë me një ndeshje ende për tu luajtur. Skuadra e Fernando Santos regjistroi një fitore 3-2 ndaj Ganës në hapjen e turneut të tyre. Uruguai doli nga debutimi me një barazim pa gola me Korenë e Jugut. Për amerikano-jugorët e rëndësishme është të qendrojnë në lojë dhe për këtë duhet të paktën një barazim.

PORTUGALIA

Cristiano Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënoi në pesë Kupat e Botës, kur gjeti rrjetën me penallti kundër Ganës. E megjithatë, luzitanët treguan limitet e tyre. Jo vetëm për golin e Osman Bukari që e ngushtoi rezultatin 3-2, por edhe mundësinë e humbur nga Inaki Ëilliams. Sulmuesi i Athletic Bilbao rrëshqiti para portës pasi me zgjuarsi i mori topin portierit Diogo Costa. Skuadra e Santos mbijetoi duke fituar tre pikë të rënda dhe një fitore tjetër do t’i fuste në raundin e 1/8 të kompeticionit.

Portugalia nuk ka kaluar përtej fazës së 16 më të mirëve në një Botëror që nga viti 2006. Por një vend i parë do t’i lejonte të ndesheshin në raundin tjetër me të dytët e Grupit G, që mund të ishte Brazili, Zvicra, Kameruni apo Serbia. Një përballje e njohur për të dyja skuadrat. Uruguai dhe Portugalia i përplasën brirët në raundin e 1/8 edhe në Rusi katër vjet më parë. Amerikano-jugorët fituan në atë ndeshje 2-1 me një dygolësh të Edinson Cavani. Navigators nuk shihen si një nga favoritët për të triumfuar në Katar, por do të ishte një histori e madhe nëse Ronaldo do ta udhëhiqte këtë skuadër në suksesin e Kupës së Botës.

URUGUAJ

Uruguai goditi dy herë shtyllat për tu ndalur në fund pa gola në debutimin me Korenë e Jugut të enjten. Skuadra e Diego Alonso as nuk mund të kualifikohet dhe as të eliminohet në ndeshjen e dytë. Por një rezultat i dobët sigurisht që do t’i linte ata vulnerabël përpara ndeshjes së tyre të fundit kundër Ganës më 2 dhjetor. Uruguai ka fituar Kupën e Botës në dy raste, 1930 dhe 1950, ndërsa kanë lënë një përshtypje pozitive në tre turnetë e tyre të fundit. Uruguaj u rendit në vendin e katërt në 2010, arriti në raundin e 1/8 në 2014 dhe kaloi në çerekfinale katër vjet më parë në Rusi.

La Celeste ka shumë përvojë kur vjen puna për të arritur në fazat e fundit të një Kupe Bote. E ata do të tentojnë ta bëjnë, pavarësisht barazimit në debutim. Amerikanojugorët janë përballur me Portugalinë vetëm në tre raste. Takimi i tyre i fundit, është ai në fazën e 16 më të mirëve të Kupës së Botës 2018. Uruguai është kthyer sërish te lojtarët e tyre me përvojë në Katar. Por mbetet për t’u parë nëse lojtarë si Godin, Martin Caceres, Cavani dhe Luis Suarez mund ta ndihmojnë ekipin të arrijë në raundin e 1/8.

PRECEDENTËT

26 Jun 1966 Portugal v Uruguay w 3-0 International Friendly
02 Jul 1972 Uruguay v Portugal D 1-1 Independence
30 Jun 2018 Uruguay v Portugal L 2-1 FIFA world Cup

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Portugalisë:
Costa; Cancelo, Dias, Danilo, Guerreiro; Bernardo, Neves, Carvalho; Fernandes, Ronaldo, Felix

Formacioni i mundshëm i Uruguajit:
Pochet; Caceres, Godin, Gimenez, Olivera; Valverde, Bentancur, Vecino; Pellistri, Suarez, Nunez



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *