• |
ide | kryesore

Protesta kundër masave anti-Covid në Kinë, kërkohet largimi i presidentit Xi Jinping

-Instant, Lajme, Planet



Protesta të dhunshme janë përhapur në disa qytete të Kinës, ditët e fundit, kundër masave shtrënguese ndaj koronavirusit. Kjo pasi gjatë pandemisë kjo strategji rezultoi se ishte e dështuar. Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje.

Qytetarët herë pas here kishin shfaqur pakënaqësi për rezultatet. Gjithçka shpërtheu pas zjarrit në një hotel ku mbaheshin personat e karantinuar, i cili vrau të paktën 10 njerëz. Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën. Ndërkohë studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping. Ata po ashtu nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi. Pekini po vazhdon të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj COVID-it, megjithëse pjesa më e madhe e botës i ka hequr masat kufizuese të lidhura me pandeminë dhe po përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *