• |
ide | kryesore

Sherr me trajnerin Song për mënyrën e lojës: Onana përjashtohet nga Kameruni, për motive disiplinore

-Instant, Sport
Onana



Portieri i Kamerunit, André Onana është “përjashtuar” nga grupi i ekipit për arsye disiplinore. Gjithcka ndodhi para ndeshjes së sotme kundër Serbisë në Botërorin 2022. Një burim “federal” ka bërë të ditur masën e marrë ndaj portierit titullar, pak minuta para fillimit të ndeshjes: “Onana është jashtë skuadre, e ndërlikojmë pak jetën vetë”, duke shtuar se portieri i Interit do të zëvendësohet nga Devis Epassy, i cili luan me Abha të Arabisë Saudite. 26-vjeçarit iu kërkua të largohej nga grumbullimi. Në fakt Botërori i tij tashmë ka përfunduar. Onana do të largohet nga Katari mes të martës dhe të mërkurës.

Lexo më tej: Video/ E përmbysën në dy minuta, u rikuperuan në dy minuta: 3-3 spektakël në Kamerun-Serbi

Vendimi dyshohet se është marrë nga trajneri Rigobert Song për arsye disiplinore. Sipas asaj që është raportuar nga cfootmag.com, portali informativ sportiv kamerunas, Onana dyshohet se ka kundërshtuar vendimet e trajnerit, në mbledhjen para ndeshjes. Në veçanti – kështu raportohet – ajo për t’i besuar ish-mbrojtësit të Torinos, Nicolas Nkoulou. Në themel të mosmarrëveshjes, raportojnë burime të tjera, ka edhe dallime në stilin e lojës dhe qëndrimin e portierit në fushë. Song e ka gjykuar lojën e tij si shumë të papërgjegjshme.

ONANA BËN TIFO PARA TV



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *