• |
ide | kryesore

Tërmet te Juventus, Agnelli largohet nga presidenca pas 12 vjetësh: bashkë me të dorëhiqet i gjithë Këshilli

-Instant, Sport
Agnelli



Këshilli i administrimit i Juventus ka dhënë dorëheqjen në bllok. Ato që përfliteshin në orët e vona të pasdites janë pasuar me veprime zyrtare. Presidenti Andrea Agnelli, zëvendësi i tij Pavel Nedved, drejtori menaxhues Maurizio Arrivabene nuk janë më në krye të Juventus. Bashkë me ta janë larguar edhe anëtarët Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Katryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzanne Keywood kanë dhënë dorëheqjen në mbrëmje. Veprimi është bërë zyrtar pas një këshilli të jashtëzakonshëm të mbajtur në Continassa.

Lexo më tej:Mediat britanike sulmojnë presidentin e Juventus Agnelli: “Do të shkatërrojë futbollin europian se nuk është i aftë”

Përfshirja e organizmit në hetimin e Prisma ka qenë në bazë të vendimit. Hetimi i hapur nga prokuroria e Torinos ka patur në thelb akuzën e kontabilitetit të rremë. Sigurisht, bashkë me ankesat e fundit nga Consob, të cilat nxitën një rishikim të projektbuxhetit për miratimin dhe shtyrjen e mbledhjes së aksionarëve. I ka ardhur kështu fundi një prej epokave më të suksesshme të klubit. Bardhezinjtë që nga mbërritja e Andrea Agnelli si president (19 maj 2010), kanë arritur ndër të tjera rekordin e nëntë kampionateve radhazi.

Gjykata Kombëtare Federale e FIGC, e kryesuar nga Carlo Sica, duhet të shprehë mendimin e saj për pozicionin e njëmbëdhjetë klubeve. Bashkë me ta edhe për 61 drejtuesit e akuzuar për shkelje të supozuara administrative. Ndër shoqëritë e përfshira në këtë rast, pesë janë nga Serie A. Bëhet fjalë për Juventus, Sampdoria, Napoli, Genoa dhe Empoli. Prokuroria kërkoi, përveç gjobave për bardhezinjtë (800,000 euro) dhe napolitanët (329,000 euro), 12 muaj ndalim për Andrea Agnellin dhe 11 muaj e 5 ditë për Aurelio De Laurentiis. Ekipet e tjera të përfshira janë Pro Vercelli, Parma, Pisa, Empoli, Chievo Verona, Novara dhe Pescara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *