• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Një 13-vjeçare shqiptare bie nga kati i 5-të në Francë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
13-vjeçare



“Është një tragjedi”. Kështu Henri Hasser, kryebashkiaku i qytezës franceze Ban-Saint-Martin pranë Metz e përshkroi atë që ndodhi të shtunën në këtë qytet. Një 13-vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i një pallati në rrethana ende të paqarta.

Vajza ishte nxënëse e klasës së katërt në Kolegjin Jean-Bauchez. Në një intervistë për median “Lorraine Actu”, kryebashkiaku dha disa detaje për ngjarjen. Sipas tij, vajza 13-vjeçare ishte më e madhja e fëmijëve të familjes. Edhe fëmijët e tjerë janë të gjithë të arsimuar në qytet.

Hasser përshkroi vajzën e re si “drejtuese e klasës së saj dhe që ishte ajo që përfaqësonte të gjithë delegatët e kolegjit”. Kryetari i bashkisë e përshkroi atë si “një fëmijë të fortë dhe dinamik”. Humbja e vajzës së re ishte një tronditje edhe për institucionin ku ajo u shkollua. Në kolegjin Jean-Bauchez është ngritur një njësi dëgjimi psikologjike.

Në rrjetet sociale disa prindër folën se sa e vështirë do të ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre. “Zemra e nënës vetëm mund të ngushëllojë. Nuk e imagjinoj dot tmerrin që mund të përjetojë familja”, – shkruan nëna e një studenti. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Lajm tipik klikimesh. Keto lloj fatkeqesish ndodhi rendom fatkeqesisht. Po ishte ne Shqiperi do perbente lajm, por jo per kudo ne bote. Jeni shume mjerane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *