19-vjeçari i arrestuar me iniciale H. H. dyshohet se në një lokal në fshatin Dyshnik të Beratit vendoste baste sportive përmes aparatit celular.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijojn goditjet nga Komisariati i Policisë Berat, të rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë që vinin baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Sekuestrohen aparatet celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në vijim të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

H.H., 19 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi në një lokal në fshatin Dyshnik, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.L., 38 vjeç, (administrator lokali), banues në fshatin Lapardha, dhe tre shtetas të tjerë, (klientët e lokalit), pasi në ambjentet e lokalit u kapën duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.