• |
ide | kryesore

Video/ Boksieri meksikan ‘kërcënon’ Messi, pas golit ndaj Meksikës: “Lutu që mos të të takoj kurrë”

-Instant, Sport, Video
Boksieri



Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka sulmuar Lionel Messi, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës në Kupën e Botës në Katar. Argjentina fitoi 2-0 me golin e Messi që zhbllokoi sfidën, duke e bërë eliminimin të sigurtë për Meksikën. Në fakt, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e festës së Leos dhe shokëve të tij në dhomat e zhveshjes. Në të shihet një bluzë e Meksikës e shtrirë në dysheme, e përfunduar nën këpucët e ‘Pleshtit’. “A e panë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? Lutju Zotit që të mos të të takoj – ishte kërcënimi i Canelo Alvarez në Tëitter – Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ju duhet të respektoni Meksikën!”.

“Nuk po flas për Argjentinën si shtet, po flas për Messin – vazhdoi boksieri –. Nga momenti që fanella e Meksikës është në tokë, është një fyerje”. Reagimi i boksierit ka ngjallur një valë komentesh në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe atë të ‘Kun’ Agueros. “Mos kërkoni justifikime apo probleme, nuk dini se çfarë ndodh në një fushë futbolli dhe në dhomat e zhveshjes – u përgjigj ai në një postim në Twitter –. Bluzat janë gjithmonë në dysheme pas ndeshjes. Pastaj, nëse shikoni nga afër, ai bën një lëvizje për të lëvizur fanellën dhe e godet aksidentalisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *