• |
ide | kryesore

Video/ Në Katar luhet Botërori, në Rusi plas sherri: Zenit – Spartak përfundon me grushta e 6 të përjashtuar

-Instant, Sport, Video
Zenit



Rusia është e përjashtuar nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s kështu që aty luhet futbolli vendas. Në kohën kur në Katar zhvillohet Botërori në vendin e Vladimir Putin plas sherri për futbollin. Gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë mes Zenit St Petersburg e Spartak Moskë plasi një sherr masiv që përfshiu pothuaj të gjithë lojtarët në fushë. Arbitri duhej të tregonte gjashtë kartonë të kuq.

Ndeshja mes dy prej më të mëdhenjve të futbollit rus ishte në baraspeshë 0-0. Në minutat e fundit Spartak po përgatitej të ekzekutonte një goditje dënimi. Papritur sulmuesi i moskovitëve Quincy Promes dhe mesfushori i Zenit, Ëilmar Barrios patën një konfrontim verbal. Pak shtytje dhe ofendime e u duk se mund të përfundonte aty. Por pothuajse të gjithë lojtarët në fushë ndërhynë shpejt dhe që nga ai moment ishte një rrahje masive.

Shtytje, shkelma, grushta dhe një seri e pafund goditjesh të ndaluara. Një mega përleshje që përfshiu lojtarë dhe anëtarë të stafit për një total prej rreth 60 personash. Të gjithë në fushë, të gjithë duke dhënë “kontributin” e tyre për kauzën. Vështirë, në të vërtetë praktikisht e pamundur që arbitri të mbajë rregullin. Në fund, arbitrit iu desh të nxirrte gjashtë kartonë të kuq, tre nga secila anë. U përjashtuan për Zenit, Rodrigo, Malcolm dhe Barrios. Për Spartak lanë fushën Nikolson, Selikhov dhe Sobolev. Vetëm për kuriozitet, Zenit-Spartak më pas përfundoi me penallti me fitoren 4-2 për vendësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *