• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi futet në fushë dhe rreh me shkop portierin Ozenç: tronditëse ngjarja në Turqi

-Instant, Sport, Video
Ozenç



E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi të dielën në Turqi gjatë ndeshjes së 1 Lig (kategoria e dytë turke) mes Goztepe dhe Altay. Një tifoz i ekipit vendas pushtoi fushën, i armatosur me një shtizë flamuri. Ai sulmoi dhe goditi disa herë pas shpine portierin kundërshtar Ozan Ozenç. Vetëm më pas ai u bllokua nga lojtarët e tjerë dhe zyrtarët e fushës. Ndeshja, derbi i Izmirit, kishte trazira edhe më parë për shkak të përplasjeve që shpërthyen në tribunën e Gürsel Aksel Stadyumu.

Vërtet absurde ajo që ndodhi në Turqi gjatë derbit të Izmirit mes Goztepe dhe Altay. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 15 të kategorisë së dytë të futbollit turk. Rreth minutës së 20 të pjesës së parë, nga pjesa e tribunës së zënë nga tifozët vizitorë u hodhën fishekzjarre drejt tifozëve kundërshtarë. Fishekzjarret shkaktuan plagosjen e disa spektatorëve, mes tyre edhe dy fëmijë. Ndërhyrja e dy autoambulancave ka qenë e menjëhershme, duke hyrë direkt në fushë për të përshpejtuar operacionet e shpëtimit. E pikërisht në ato momente kur loja u ndërpre detyrimisht, një “tifoz” pushtoi fushën duke rrahur portierin.

RRAHJA E PORTIERIT ME SHKOPIN E FLAMURIT

Tifozi në fjalë shkuli një nga flamujt e këndit dhe u vërsul drejt portierit të Altay, Ozan Ozenç, duke e goditur vazhdimisht me shufër nga pas. Goditje shumë të forta me portierin që rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Disa shokë të skuadrës dhe personeli i sigurimit të stadiumit nxituan në shpëtimin e Ozenç, duke e ndalur në tokë agresorin. Në mënyrë të pashmangshme, arbitri i kësaj ndeshje, Kargin, vendosi të pezullojë përfundimisht lojën. E i ktheu të gjithë në dhomat e zhveshjes.



1 Comment

  1. Ngtihuni dhe zhdukini keta Bythqira dhe degjenerata Satanik qe na mderhyjne dhe ne familje. Keta fashista psikopat vershqyer se ne fillim thoshin mos na vrisni dhe me pas mos na rrihni dhe me pas te krijojme organizata, te bejme parada dhe tani duan llumi te na shtyp. Qijuni rrobte ketyre Armiqve te kombit dhe zhdukini Amerikanet dhe Evropianet.Amerika dhe perendimi eshte bere Hale dhe tani duan te na bejne dhe ne me hale. Lidhuni me Rusine dhe Kinen sic beri Enver Hoxha. Koha per revolucion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *