• |
ide | kryesore

Vrāsja e çiftit/ Dinamika e krlmit që tronditi Italinë dhe Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth një javë pas ngjarjes tragjike në Itali, ku mbetën të vrārë dy shqiptarë, autoritetet hetimore kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Nga hetimet rezulton se Viron Karabollaj dyshohet se fillimisht ka qëlluar në kokë ish-bashkëshorten dhe më pas ka sulmuar me dhunë partnerin e saj, Flonino Merkuri, duke e goditur vazhdimisht me thikë dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu ka tentuar më kot të ikë për të shpëtuar nga sulmi brutal. Në këtë pikë, 41-vjeçari me kombësi shqiptare ka shkuar në katin e dytë të banesës, duke goditur me thikë Vera Myrtajn.

Autopsia ka zbuluar të paktën 10 goditje me thikë, nga të cilat ato që arritën në zemrën dhe mushkëritë e 37-vjeçares ishin fatale. Përkundrazi, goditjet që kishte marrë viktima e dytë, Flonino Merkuri, ishin 55 dhe arritën në pjesë të ndryshme jetike, duke mos i dhënë asnjë mundësi mbijetese 24- vjeçarit.

Pas zbulimit të autopsisë mjeko-ligjore, hetuesit rindërtojnë kështu dinamikën e vrasjes së dyfishtë që ndodhi pasditen e së dielës së kaluar, mes orës 18-18:30, brenda vilës në “Via Leopardi”, në Spinea, ku jetonte çifti. Karabollaj kishte marrë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij; një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse.

Plumbi që e ka goditur gruan në pjesën afër syve, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollajt i është dashur ta godasë me thikë shumë herë gruan, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor, zv.prokurorja Daniela Moroni u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Prokurori me siguri do të urdhërojë një ekspertizë për armën përpara mbylljes së hetimeve.

Dosja është e destinuar të arkivohet me vdekjen e autorit, i cili pasi ka përfunduar planin e tij të çmendur, ka vrarë veten brenda një magazine të kompanisë ku punonte. Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë: as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh. Prokuroria Publike tashmë ka përfshirë Gjykatën për të Mitur, e cila do të duhet të merret me dy vajzat e Verës, të mbetura në mënyrë dramatike pa të dy prindërit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *