• |
ide | kryesore

Zjarr në një banesë në Lushnjë, përfundon në spital 68-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banesë

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë të Lushnjës mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen “Gafurr Muço” të këtij qyteti.


Sipas policisë flakët shpërthyen në banesën e 68-vjeçarit me iniciale P. M.. Për pasojë ai ka marrë djegie në trup.


Tashmë i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Për tu përcaktuar mbetet edhe përcaktimi i shkaqeve të rënies së zjarrit. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.