• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Maliq, arrestohet 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Drithas. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin R. Sh. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gerald Terolli, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.” – njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *