• |
ide | kryesore

Berisha mbështet protestat në Malin e Zi: Janë kundër “Ballkanit të hapur”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
malin e zi



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha del në mbështetje të protestës së organizuar mbrëmjen e së hënës në Podgoricë në Malin e Zi. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se qytetarët malazezë dolën në protestë kundër nismës së “Ballkanit të Hapur”. Kryedemokrati tha se ky projekt ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Ndaj sipas tij nisma duhet kundërshtuar me çdo mënyrë. Ai shton se në mbështetje të këtij projekti është edhe miliarderi George Soros me të birin, Aleks.

“Qytetarët e Malit të Zi ishin dje në darkë në protestë të fuqishme në Podgoricë kundër Ballkanit të Hapur, aleancës përçarëse trilaterale të serbomadhit Aleksandar Vuçiç dhe vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup. Ky projekt, që ka si qëllim madhor vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Mbështetet haptas nga diktatori Vladimir Putin dhe ministri i tij Lavrov.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga George dhe Aleks Soros. I kundërvihet procesit të Berlinit dhe mbjell sherr e konfliktualitet në rajonin tonë. PD përshëndet dhe mbështet plotësisht protestat e qytetarëve të Podgoricës kundër Ballkanit të Hapur dhe paralajmëron Edi Ramën dhe padronin e tij Vuçiç se nuk do të pranojë samite të kësaj nisme destabilizuese në Shqipëri. Mbështetje të plotë qytetarëve të Malit të Zi!” – shkruan Berisha.

Të hënën në mbrëmje, para selisë së parlamentit në Podgoricë, u zhvillua protesta e tretë radhazi. Mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin që i heq atij kompetencat. Një tjetër kërkesë ishte miratimi i marrëveshjes për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesë në fuqi mbetet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Sali Birisha e mprehi shpatën
    Edhe’j her o për situatën.
    Kjo asht shpata qe u rrin tek koka
    Gjith armiqve o që ka bota.

    1. Keta fansat e berishes. Jan per tu admiruar. Bravo per besimin qe keni.
      Ju jeni njerzit tipik, qe ju përshkruan ajo fjala e urt.
      Dhi e zgjebosur po bishtin perpjet.
      Ju jeni te dhjer koke e kemb. Po nuk u rrihet pa ngren pak mut.
      Ju e keni kaq vite ne byth. Dhe bertisni dhe mburreni se nuk u eshte futur i gjithi.
      E dini shume mire qe do e keni edhe nja 10 vjet te byca. Po prap ulerisni se tani nuk ju ben me pershtypje.
      Ca te thuash me per ju.
      Vetem nje BRAVO BRAVO BRAVO

  2. “Po bën grindavecin”, sherr në emision mes demokratëve: Nuk do bëjmë protestë për të shpëtuar Berishën,po protestat ne kine pse nuk i mbeshtet ky spiun salih,ne malin e zi i mbeshtet sepse jane kunder abazovicit dhe pro serbo-ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *