• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për lidhjen me Jesse Rutherford: Jam me fat

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish ka folur së fundmi për lidhjen e saj me Jesse Rutherford.

“Arrita në një pikë të jetës sime ku jo vetëm që njihesha me ketë person që mendoja se ishte  mashkulli më tërheqës në botë, por u lidha me të”, tha këngëtarja në intervistën me Vanity Fair. Eilish filloi të buzëqeshte dhe të duartrokiste ndërsa u kërkoi njerëzve të tjerë në dhomë t’i jepnin duartrokitje. Ajo shtoi se është “me të vërtetë e emocionuar dhe e lumtur” me partnerin e saj, 31 vjeç, dhe ndau se gjuha e saj e dashurisë është prekja fizike.

Eilish gjithashtu u tha shikuesve se  e vlerëson mënyrën se si Rutherford i jep lirinë dhe i beson asaj. “Dua të jem në gjendje të kem hapësirë. Dua dashuri dhe vëmendje. Admirimi i barabartë është me të vërtetë i rëndësishëm,” përfundoi ajo. “Unë jam vërtet e frymëzuar nga ky person. Ai është frymëzuar nga unë, gjë që është vërtet e mrekullueshme.”

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja e “Bad Guy” bëri zyrtare lidhjen  në Instagram pasi ata kishin veshur kostume për Halloween. Cifti u tallën me diferencën e tyre të diskutueshme 10-vjeçare në moshë, ndërsa Eilish ishte veshur si foshnjë dhe Rutherford si një burrë i moshuar.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje në mes të tetorit kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Anxhelos. Artistja ka qenë më parë në lidhje me reperin Brandon “Q” Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce.  Ndërsa Jesse,në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *