• |
ide | kryesore

CNN trondit Botërorin: Irani ka kërcënuar me tortura familjet e lojtarëve: “Nëse nuk këndoni himnin…”

-Instant, Sport
CNN



Irani do të luajë ndeshjen kundër SHBA-së në një atmosferë sureale. Familjet e lojtarëve të kombëtares së Iranit në Kupën e Botës në Katar “u kërcënuan me arrestim dhe torturë. Kjo nëse lojtarët nuk sillen mirë para ndeshjes kundër Shteteve të Bashkuara”. Ky është lajmi i bujshëm që shkruan CNN, duke cituar “një burim të përfshirë në sigurinë e lojërave”. Pas refuzimit të futbollistëve iranianë për të kënduar kundër Anglisë, burimi tha se lojtarët u thirrën në një takim me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Atyre u është thënë në atë rast se familjet e tyre do të përballeshin me “dhunën dhe torturën” nëse nuk këndonin himnin kombëtar. Kërcënimi është i vlefshëm edhe nëse ata i bashkoheshin ndonjë proteste politike kundër regjimit në Teheran.

Lexo më tej:Ghafouri arrestohet për ‘propagandë kundër Shtetit’: lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

Lojtarët kënduan himnin përpara ndeshjes së dytë kundër Uellsit të premten e kaluar, e fituar 2-0 nga Irani. Burimi i cituar nga CNN, po monitoron nga afër agjencitë iraniane të sigurisë që veprojnë në Katar gjatë Kupës së Botës. Ai tha se dhjetëra oficerë të Gardës Revolucionare janë duke vëzhguar lojtarët iranianë. Ata nuk lejohen të shoqërohen jashtë ekipit ose të takojnë të huaj. “Ka një numër të madh agjentësh iranianë të sigurisë në Katar. Ata mbledhin informacion dhe monitorojnë lojtarët,” tha burimi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *