• |
ide | kryesore

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi me aksesorë skllavërimi.

I ndaluar nga paparacët , West  u bëri thirrje kolegëve të tij të  denoncojnë labelin, i cili ndërpreu lidhjet me reperin në tetor pas një serie komentesh antisemite. “Kjo thjesht tregon se të gjithë të famshëm janë të kontrolluar. Ju nuk shihni asnjë personazh të famshëm që të flasë për situatën e Balenciaga-s, “tha West, për TMZ.

“Të gjithë këta të famshëm ..Mos i lini të ndikojnë tek ju në asnjë mënyrë. Ata kontrollohen nga njerëzit që me të vërtetë ndikojnë në botë,” shtoi ai. “Ata nuk po i shërbejnë Perëndisë.” Një ditë pas intervistës së West, ish-gruaja e tij, Kim Kardashian  lëshoi ​​deklaratën e saj në mediat sociale në lidhje me reklamat ofenduese.

“Kam qenë e qetë ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe eindinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre. Për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo,” postoi ajo në Twitter.

“Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë. Cdo përpjekje për të normalizuar abuuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. “Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën”,deklaroi Kardashian.

Bella Hadid, e cila mori pjesë në një fushatë të fundit të Balenciaga, i fshiu fotot nga Instagrami; Nicole Kidman, e cila gjithashtu u shfaq në reklama, ende i ka imazhet e hapura. Ndërkohë shumë komentues i kanë bërë thirrje dyshes të bëjnë deklarata publike./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *