• |
ide | kryesore

Kimistët ‘fantazma’ të køkainës, kolumbiani Rodriguez hyri ilegalisht në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Qafe-Botë, pika kufitare



Shtetasi kolumbian Zamir Rodriguez, i shpallur në kërkim pas zbulimit të laboratorit të køkainës në Fier, bashkë me një bashkëkombas të tij, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka hyrë në territorin shqiptar ilegalisht.

Për autoritetet e vendit tonë ai ka rezultuar “hije” që ra në rrjetë vetëm për shkak të përgjimeve, ndërsa nuk disponojnë një datë dhe kohë kur ai ka hyrë në Shqipëri, vendi përmes të cilit ka kaluar dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Grupi kriminal, me sa duket janë kujdesur që dy kolumbianët, të cilët dyshohet të jenë kimistët e laboratorit të ndarjes së kokainës nga plehu arganik artificial, të jenë të padukshëm. Sa i përket kolumbianit tjetër, emri i të cilit mbetet mister, ende nuk konfirmohet nëse është identifikuar apo jo nga strukturat ligjzbatuese shqiptare.

Shfaqja e kolumbianëve në këtë rol, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Në 2015 hetimet në bashkëpunim me autoritetet gjermane, treguan se edhe në atë kohë grupi kriminal i “Xibrakës” kishin marrë dy kolumbian për të kryer të njëjtin proces të ndarjes së kokainës.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Kolumbinë, ka qenë prezent që në vitet 2013-2014, kur në një rast specifik, një shtetas kolumbian u arrestua në Rinas. Ai kishte ardhur për të marrë parapagesën prej rreth 1 milion eurosh, për një sasi prej mbi 200 kg kokaine që pritej të mbërrinte nga Kolumbia.

Në operacionin e finalizuar së fundmi të koduar “Konsistenca”, ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe Viktor Cervanaku dhe familjarët e tij, përfshirë vëllain, djalin dhe të fejuarën e këtij të fundit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *