• |
ide | kryesore

Kina shuan protestat me postime “me pullë të kuqe”

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
PROTESTAT



Në Kinë raportohet se ka pasur një valë postimesh të padëshiruara në Twitter. Ato përmbajnë foto me përmbajtje “për të rritur”. Të tjera janë reklama apo lojëra të fatit. Në fakt ato po lënë në hije postimet për protestat kundër karantinës ndaj Covid.

Ditët e fundit, një valë e paprecedentë demonstratash ka përfshirë qytetet kryesore të vendit. Në rrjetet sociale, megjithatë, pothuajse nuk ka asnjë gjurmë të saj. Kjo sepse mijëra postime të quajtura “bot”, pra të bëra automatikisht kanë mbushir llogaritë e kinezëve.

Observatori i Internetit i Stanford vlerëson se më shumë se 95% e tëeeteve me termin e kërkimit “Pekin” në kinezisht (“北京”) vijnë nga llogari të padëshiruara. Këto profile supozohet se janë të lidhura me qeverinë e Pekinit. Për shkak të censurës kineze, shumë qytetarë po përdorin VPN për të hyrë në shërbimet e internetit.

Mediat sociale si Twitter dhe Telegram po përdoren për të organizuar protestat. Raportohet se Tëitter ka dalë ndër aplikacionet më të shkarkuara ditët e fundit. Por sasia e postimeve të padëshiruara e bën më të vështirë gjetjen e informacionit të dobishëm për protestat. Kjo gjithashtu ndikon edhe tek përdoruesit jashtë Kinës që përpiqen të marrin informacione për ngjarjet.

LEXO EDHE: Gjithçka që duhet të dini për protestat masive në Kinë

Vala e spam-eve në Twitter përkon me shkarkimet e shumta nga puna nga Elon Musk pas blerjes së kompanisë. Këto shkurtime kanë pasur një ndikim të fortë edhe në ekipin e sigurisë. Vetëm ditët e fundit, një monitorim i kryer nga Komisioni Evropian në internet dhe platformat sociale ka treguar se ka një ngadalësim të aksionit për të luftuar përmbajtjen e urrejtjes në Tëitter. Kjo ka përkeqësuar performancën e tij.

Ndërkohë, drejtuesit e Partisë Komuniste të Kinës, përveç thirrjes për “shtypjen e forcave armiqësore pas protestave”, u zotuan të korrigjojnë masat e kontrollit të pandemisë për të zvogëluar ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Ata ia atribuuan frustrimin publik, aplikimit të ekzagjeruar të masave nga zyrtarët lokalë. Cheng Youquan, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se bllokimet për të frenuar përhapjen e virusit duhet të hiqen “sa më shpejt të jetë e mundur”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *