• |
ide | kryesore

Koncerti i Dua Lipës theu rekord në Tiranë

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj.
Edhe pse ende nuk dihet numri i saktë i ndjekësve të koncertit mbrëmë në kryeqytet, faqja “Dua Lipa Today” shkruan se në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë.
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, shkruhet në faqe.
Kujtojmë se edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata elektrizoi skenën me performancën e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka elektrizuar mbrëmë skenën me performancën e saj në sheshin “Skënderbej”. Gjatë performancës, Dua foli edhe në gjuhën shqipe ku falënderoi të gjithë fansat e saj
“Faleminderit për suportin dhe energjinë që po na jepni sonte. Kjo është nata e fundit e turneut dhe kjo përfundon sonte në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu. E di që këtu ka njerëz që nuk vijnë nga Tirana por edhe nga jashtë. Ndihem shumë mirënjohëse të jem këtu sonte. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! E vetmja gjë që dua është të kënaqeni!”- tha ndër të tjera ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *