Kreu i antimafias Nicola Gratteri ka dhënë një intervistë të gjatë për podcast-in e reperit të njohur Fedez. Ai ka treguar detaje për arrestimin e bosëve të mafias Ndrangheta dhe Cosa Nostra dhe lidhjet e tyre. Duke folur për Holandën, në një moment ai përmend edhe mafian shqiptare.
“Amsterdami nuk është më ai i 20 viteve më parë. Vetëm në harkun e një viti është vrarë një gazetar, një avokat dhe një bashkëpunëtor i drejtësië. Kur shkoja 20 vite më parë në Roterdam apo Amsterdam për të folur me prokurorët pasi janë portet ku vjen pjesa më e madhe e kokainës bashkë me atë të Antverpit ju thoja të kishin kujdes: “Këtu keni “Ndranghetta”- u thoja, por askush nuk më besoi.
Sot vijnë këtu të terrorizuar dhe thonë: “Kemi dhënë 100 milion euro për një burg të ri”. Po, por nuk është çështje burgjesh. Çështja është të krijosh një legjislacion sipas sjelljes kriminale. Kur e thoja unë kishte vetëm një mafie. Atëherë ishte vetëm Ndranghetta. Sot janë 3 mafia. Është Ndranghetta, është mafia shqiptare që nuk është më ajo që grabiste vila.
Mafia shqiptare është shumë e strukturuar dhe është bërë e pasur në vendin e saj, falë edhe një korrupsioni të frikshëm. E treta është mafia afrikane. Ajo është një mafie me “m” të fortë pasi përdor një dhunë të tmerrshme. Tani janë të terrorizuar sepse Holanda nuk është më një parajsë” – thotë kreu i antimafias italiane.
Shiko në minutën 20.00 në videon më poshtë:
LEXO EDHE: “Menaxhojnë drogën në Liguria”/ Shefi i DIA-s: Mafia shqiptare punon për Ndragheta-n
Jo se genjen ky! Edi ka korrupsion???? Edi ka ber shtet! 😂
Edi eshte kryetar i Egzekutivit o rrota karit.
Shteti perbehet nga Pushteti Legjislativ, (Parlamenti), Egzekutiv, (Qeveria) dhe Gjyqesor, (Gjykatat), si edhe Presidenca si relike e kohes se Mbreterive me shume pak pushtet, por me nje rol gjithebashkues.
Pastaj ke edhe pushtetin e ashtequajtur “te katert” de facto, (jo de jure), qe jane mediat.
Pra shtetin s’ka se si ta bej Edi qe eshte kryetar i vetem te me pak se 1/4-es te pushtetit!
Pa llogarit ketu Manet, Gecerat. Tom Dosherat e Banakingerat!
Jorgo llapaqeni, ketu mafia ka shtetin e vet.
te qift edi robt cdo dite
O alqi per ke shtet e ke llafin?
Se ne mutistan ka vetem shkerdhata.
Njeri nga keta je ti.
vend shkerdhat koloni e amerikes
Te lumte tastjera!
Tanimë s’do thuhet fajin e ka Saliu por e ka kryeprokurori antimafia.
Jorgo Endri Pallikari po hapi pak syte dhe do shohesh qe te gjitha keto pushtetet qe ke numeruar i kontrollon shefi yt. Edhe pushtetin e medias ta ka lene ty. Kurse keta te rreshtit te fundit i ka klienetet e vet te preferuar, bashke me ca te tjere qe te ka thene mos ti permendesh, keta marrin shumicen e tenderave dhe lejeve te ndertimit. Shto edhe kriminalizimin e ekonomise e cila prej 2015 bazohet vetem te drogat, parate e pista dhe pastrimi tyre ne ndertim dhe e kupton vete pse te gjithe prokuroret antimafia neper Evrope permendin shqiptaret (nje popull 4-5 milione, shume pak krahasuar me Italine, nigerine apo afriken veriore per te kuptuar shkallen e perhapjes se fenomenit nder ta) ne cdo interviste