• |
ide | kryesore

La Liga kundër Juventus, Tebas i shkruan letër Uefa-s: “Dënime sportive të menjëhershme”

-Instant, Sport
La Liga



La Liga spanjolle është pozicionuar haptazi kundër Juventus, pas dorëheqjes së presidentit Andrea Agnelli dhe të gjithë Bordit të Drejtorëve. Një qëndrim shumë i ashpër i zyrtarizuar me një deklaratë për shtyp drejtuar UEFA-s, ku kërkohen sanksione të menjëhershme ndaj Juventus: “Pas dorëheqjes së bordit drejtues të Juventus – thuhet në shënim – La Liga kërkon aplikimin e menjëhershëm të sanksioneve sportive ndaj klubit. LaLiga kishte paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA kundër Juventusit, në prill 2022. Në të pretendoheshin shkelje të rregullores së Fair Play financiar, të cilën Guardia di Finanza italiane po hetonte. Konkretisht, denoncimi akuzonte Juventus se i kishte llogaritur transferimet mbi vlerën e tyre të vërtetë dhe ka zhvlerësuar shpenzimet e personelit. Kjo gjë përbën shkelje të fair play financiar të UEFA-s. Për më tepër, denoncimi akuzonte Juventus për fshehjen e pagave të vërteta të lojtarëve të saj.”

Qendrimi është mbajtur nga shoqata spanjolle e kryesuar nga Javier Tebas, një kundërshtar i madh i Super League. Pikërisht krijimi i saj nga ish-presidenti i Juventusit Andrea Agnelli së bashku me numrin një të Real Madrid dhe Barcelonës ka armiqësuar palët. “La Liga me synimin për të promovuar një futboll ekonomikisht të qëndrueshëm në Evropë, i qendron këtyre denoncimeve kundër Juventusit. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të zbatojnë sanksione të menjëhershme sportive ndaj klubit”.

Në prill të këtij viti, La Liga paraqiti një ankesë kundër Juventusit për shkelje të Fair Play-it financiar. Të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Manchester City dhe Paris Saint Germain. Vetë liga spanjolle ka aplikuar rregullat e saj të ‘kontrollit ekonomik’ për gati një decade. E ka bërë këtë me kërkesë të klubeve që përbëjnë La Liga. “Qëndrueshmëria financiare është thelbësore për të mbrojtur biznesin e futbollit. Le të mbrojmë futbollin tonë”, përfundon shënimi.



1 Comment

  1. edhe thone shkerdhatat nuk shiten ndeshjet
    sikur po luajne 11 nene tereza ne fush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *