• |
ide | kryesore

Makina përplas 2 vëllezër me biçikleta, zhduket shoferi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
biçikleta



Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Maliq të pasditen e kësaj të marte. Burime nga policia lokale i thanë lapsi.al se një automjet ka përplasur 2 vëllezër që po lëviznin me biçikleta.

Nga aksidenti ka humbur një person i identifikuar si Roland Shaninasi. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I lënduar ka mbetur edhe vëllai i tij, por pa dëmtime serioze. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas. 2 vëllezërit po udhëtonin me biçikleta në drejtim të fshatit Libonik. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Policia thotë se po punon për identifikimin e tij.

Sipas të njëjtave burime, rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi. Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tejet të madhe. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Aksident me vdekje në Korçë

Aksidentet rrugore/ Karamuço: 100-200 viktima në vit, bilanc lufte

Aksidentet, 5 rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

6 në 8 aksidente ndodhin për shkak të telefonit, dhjetëfishohet gjoba nga policia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *