• |
ide | kryesore

Nisma Thurje: Të hiqen emrat e Avni Rustemit, Siri Kodrës, Vasil Shantos nga rrugët e sheshet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.

Shabani tha në Report Tv se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.

“Komunistët filluan të nderonin partizanët e tyre, pra hoqën Murat Toptanit, që përfaqësonte një familje që ka kontribuuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosën Myslym Shyri. Partizanët njiheshin për kontributin në luftën nacional çlirimtare, jeta nuk ka filluar pas luftës ë dytë botërore, siç mendonin komunistët, mendojmë të promovojmë rilindasit, intelektualët e kohës se u mësuan shqiptarëve të flasin gjuhën e tyre, ndërgjegjësuan për identitetin kombëtar, duhet të kemi parasysh se kë nderojmë, në Tiranë ke vetëm partizanë, që o kanë vrarë dikë, Avni Rustemi është tipik, ai ka vrarë Esat Pashën, se u pagua nga Aqif Pasha. Komunizmi e bënte qëllimisht, se donte promovimin e faktit që e kishin ligjitimiteti për të qeverisur. Ne e kemi politikën të bombarduar me njërës që janë me ‘Aqifët’ e kësaj kohe, jetike të promovojmë intelektualët. E rëndësishme të nderojmë ato që flasim shqip. Nuk është debat historik, por vendosja e bustëve është akt politik. Rrugët më të rëndësishme të Tiranës janë partizanët. Vasil Shanto ka vrarë djalin e Isa Boletinit, ne prandaj e nderojmë, të duket normale kjo. Myslym Shyri ka qenë hamall, s’e njihte njeri”, tha Shabani.
Shabani thekson se përparësi duhet të kenë intelektualët dhe jo ato që kanë vrarë apo kanë eliminuar kundërshtarët politikë. E për këtë tregon kërkon që të hapë debat politik, ku do të përqendrohet te Tirana, specifikisht.

“Nisma Thurje” protestoi sot, duke kërkuar heqjen e emrave Avni Rustemi dhe Siri Kodra nga rrugët dhe shkollat e kryqytetit, për t’i zëvendësuar kështu me emra të tjerë. Nisma “Thurje” e nisi protestën tek sheshi “Avni Rustemi”, tek Pazari i Ri. Nisma ka prezantuar një statujë simbolike për t’i vënë emrin sheshit ‘Fan Noli”.

Sipas përfaqësuesve të lëvizjes politike ka ardhur koha për t’ u shkëputur nga trashëgimia e regjimit komunist që e mbushi Tiranën me buste partizanësh.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe heqjen e busteve që nderojnë figura historike që njihen për vrasje apo atentate.

“Kemi pasur zevëndësime të cilat për ne janë të papranueshme. Nuk duhet të mendojmë që shembull për rininë do të jenë njerëz si Siri Kodra, Avni Rustemi apo të tjerë, duhet të hiqen në mënyrë imediate, direkte dhe të zevendësohen me emra të tjerë. Flasim për emra që i kanë thyer kufijtë shqiptarë dhe në të gjithë botën janë të njohur për bëmat e tyre. Flasim për njerëz që nuk kanë kursyer as jetën, për njerëz që kanë luftuar për këtë vend. Kemi propozuar që ky shesh të mbajë emrin e Fan Nolit, një krenarie kombëtare”- tha njëri prej protestuesve.



48 Comments

    1. Po ca bravo, kjo te dyket gje ceshtje e.dites??

      Cervenaku eshte i dites. Kimetja qe uron 29 nentorin eshte ceshtje e dites. Protesten qe i ka zene frika , jo emri i avni rustemit apo dua lipa edhe pse jane ok si tema por jo te dites…

      Kjo eshte shperqendrim , bravo kot.

  1. Nqs avni terroristi nuk e meriton, aq më pak e meriton frymëzuesi i tij, fan noli

  2. Nisma Thurje, nje nisme shume e mire, me plot iniciativa te mira.

    Duhet patur parasysh nga elektorati gri ne zgjedhjet e ardhshme si nje alternative mjaft e vlefshme.

      1. Po te zi e kishte Zogun ajo. Ishte bjonde, por me lesh brune.

        Zyrtarisht e ndryshoi Birisha para disa vitesh ne sheshi Rilindja. Sot eshte Karl Topia fare…

        Dmth. Karli me Tope shkoi tek Zogu i Zi dhe Rilindi.

        Qeka shume e thelle… WTF!

      1. Pse ca te keqe do te kishte edhe po te ishte nisme Sorosiane.

        Ca problemi ke me Sorosin ti? Nje investitor i shkelqyer qe te gjitha parate e tij i ka vene ne sherbim te emancipimit te shoqerise.

        Ne Shqiperi vecanerisht ka dhene nje kontribut te madh ne investime materiale dhe njerezore.

        Keshtu qe Sorosit thuaji “faleminderi Z. Soros per kontributin tend per vendin tone.”

        1. Aaaaaagabim investimekashuuuume pakama korruptim ka shuuuum fare ja rama veliaj etj bejne leke dhe ja japin sorros

          1. Po edhe mund t’ja japin. Ne varesi te deal-it qe eshte bere. Operacionet kane kosto… operacionale.

  3. Nuk kuptoj kujt i duhen konfliktet e ketyre sa per zhurme..
    – Myslym Shyri nuk duhet te kete emer rruge sepse ishte hamall? A ra duke luftuar pushtuesin? A dha jeten per kete vend. E kuptoj qe ketyre u ka paguar baba studimet me hallet tona por nuk duhet te guxojne te flasin sikur jane klasi i larte.
    – Avni Rustemi nuk eshte bere hero nga Komunistet por nga Gjithe Shqipetaret. Mjafton te lexosh edhe fjalen e Nolit ne Varrimin e tij..Ai crau Esad Pashen qe luftoi per serbine , kunder shqiptareve. Pak rendesi kush i dha parate.
    – Siri Kodra ishte vetem 22 vjec kur ne bombardimin nga Avionet italiane u vra me ceten e Dumrese.
    – Vasil Shanto vrau djalin e Isa Boletinit (rojen e sulltanit) i cili nderkohe ishte nënkolonel Adem Boletini i xhandarmërisë së Shkodrës ne sherbim te pushtuesit nazist..

    1. Kur ka luftuar Esat Pasha për Serbinë mor shumë i ditur?!!!
      Ai luftoi kundër malazezëve nga tetori 1912 deri më 23 prill1913, kur i rrethuar nga serbët e malazezët, pa ndihma nga Ismail qemali, heroi juaj, kur nuk kishte asnjë mjet për ushqim, kishin ngrënë edhe mish kali të ngordhur, u detyrua të dorëzohej pas 6 muaj rrethimiserbomalazez.

      1. Shiko o “i ditur” ku eshte varrosur dhe studio perpara se te sfidosh. Historia nuk eshte bere per konflikte mejhanesh por prej studimi dokumentash..

          1. Historia, pas kaq kohesh, behet onjektive duke konsideruar kushtet dhe rrethanat.. Ne baze te kesaj Rustemi mbeti hero. Keta xhuxhmaxhuxhe, jane dhe do mbeten “askushi”

  4. Ok por Fan Noli ka merita të tjera shumë më të rëndësishme dhe kryesorja themelimin e kishës autoqefale Shqiptare.Avni Rustemi ka meritën që paguhej për të vrarë dhe Noli nuk e nxiti për të vrarë.

    1. Avni Rustemi , ka marre nga Aqif Pasha shpenzimet e rruges. E nderuar Bajram Curri, Noli, etj Esad Pasha edhe sot ka varrin e tij ne Paris tek varrezat e Serbeve dhe Sa here qe shkon Vuçiç ve nje kurore tek varri i tij ne emer te Serbise. Kush te mundet, te studioje historine, nuk na falet riciklimi i atyre qe nuk deshen Shqiperine.. Nese do pranojme tezat e ketyre injoranteve, atehere jete e mot do kemi ne fuqi nje klase politike e cila do kete garancine qe cfaredo te beje, nuk do kete as gjykim e as denim per ta..

  5. Shqiptaret Jane I vetemi papull qe nderron gjakepiresit dhe vrasesit e tija
    Te hiqet emeri krristqqiii Rama nga shkolla si spiun I kamonistave

    1. Nje nga komentet ktu eshte shkruar nga nje perkrahes i zjarrte i partise se punes. E kam fjalen per personin qe liston emrat te cilet sipas tij nuk duhen hequr se u paskan bere nder Shqiperise. E forta eshte se personi gjithashtu ka permendur bemat e tyre qe per cudi kane te gjitha nje gje te perbashket “vrasjen”.

      1. Ja edhe pjesemarresit ne kete forum ngelen ti thuash ti perkatesine politike..Po ik o zotni mos u merr me politike se je akoma i palexuar..

  6. Shabani mundohet te percaje opoziten se prandaj e ka paguar Soros.

    O Shabe!! Sa leke te dha Soros per burse studimi, ate na thuaj! Ja puthe nonjicik doren Xhorxhit dhe Aleksit, se mire ne personal website i falenderon.

    1. Nuk e di kush e urdhëruar këtë tipin por diçka e dyshimtë rrotullohet.Por dhe vërteta është që Tirana si diktaturë dhe tani në demokraci është mbushur me emra që nuk kanë merita të veçanta si dikur dhe sidomos tani përveç lidhjes që kishin me Ramën.

      1. Jam plotesisht dakord, emrat e qeveritareve pa merita, apo te kusherinjve te shtetareve, gelojne neper rruget e shqiperise..

        1. Ato qe shkojne ne lufte per te vrare shkojne. Sipas Shabes, nuk duhet te kemi fare heronj. Ose mund te kemi heronj LGBT, se ata jane ne mode.
          Po heronjte e vendeve te tjera, ato qe paska pare Shabe Sorrosiani, a nuk kane vrare?
          Cfare ishte Skenderbeu, Napoleoni, Garibaldi, Vilhelm Teli etj. ?
          Sorrosianet jane te mendimit qe te mos kemi fare histori dhe shpikin lloj lloj marifetesh per te turbulluar ndjenjat kombetare.

    2. Shabani bashke me ate palacon tjeter, ate ish LSI-stin jane te korruptuar deri ne palce, dhe dalin ktu e na bejne si kurva te ndershme.
      Shqiptaret popull budalla jane, e hane sapunin per djath.

  7. ama kjo qenka politika moderne e thurjes? ne vend te merreni me problemet e verteta filluat edhe ju me lufte emrash si Sala ne 90. u dogjet edhe ju.

  8. Ore kokrra bytheqirash pa tru e pa bole!

    Avni Rustemi apo/dhe ai/ata qe e mbeshteten ne misionin e tij ishin trima qe bene gjene e duhur: i treguan vendin nje tradhetari qe donte ta katandiste Shqiperine ne Tirane-Durres-Kavaje. Ata ishin te pushkes dhe te penes.

    Rrini ulerisni si bushtra te tredhura!

    Analfabete dhe kucka te peshtira!

    Gjysma e te keqes te ishit Homo. Po as Homo nuk jeni.

    Jeni amorfe! Jeni si gelbaza… si kakerdhi… si e vjedhme… bllah…

    U bete ju copat e legenave te komentoni trimat!

  9. Po ju kur te vdisni te keni 1/10 e jeteshkrimit te Avni Rustemit do vdisnit si njerez o te zinj dhe jo si njerez me bisht:

    “””U lind më 22 shtator 1895 në Libohovë, i biri i një qehajai të oxhakut të Asllan Pashalinjve.[2] Mësimet fillore i merr në vendlindje dhe ato të mesme në Janinë. Në moshën 15-16 vjeçare ndjek liceun në Stamboll, e më pas më 1912 vazhdon studimet per pedagogji në Gjenevë.

    Në kohën e princ Vidit, luftoi kundër mësymjeve të andartëve grekë e në jug të vendit. Më 1915 u kthye në Janinë ku vazhdoi studimet në Institutin e Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 filloi të japë mësim në shkollat e Tepelenës dhe të Vlorës. Në mosmarrëveshje me drejtorin italian të shkollës, u zhvendos në një shkollë vajzash në Vlorë, prej ku u pushua po për shkak mosmarrëveshjesh me drejtoreshën.[1]

    Në janar të 1919 shkoi në Kalabri me ndihmën e familjes Libohova-Asllanpashali,[3] ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones[4] ku formoi edhe shoqërinë “Lidhja e rinisë shqiptare”.[5] Në mbarim dha provimet dhe më 1920 shkoi në Romë ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bëri shpesh vajtje-ardhje nga Italia në Shqipëri, ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj.”””

    1. Po endri eshte jevg, car prisni
      Nje rruge vijani emrin bashkim fino gramoz alqi balta vebi alimuca sude hasude kadena olta pidhcpuara e mezhgoranit etj.

  10. Jorgo injoranti dhe llapaqeni, atdheun e shitet ju rilindasit me ne krye naltgjatesine narcizist dhe tani na tundni flamurin e patriotizmit. O tempora, o mores. Periudha a diktatures komuniste eshte ajo qe e ka bjerre Shqiperine dhe ne shqiptaret na shnderroi ne kavie eksperimentale.

  11. Endri Shabani, Shqiperi ka probleme te renda se keto cikerrima qe po na servirni sikur po shpikni rroten.

    Duhet opozite e forte dhe me karakter, e pakorruptueshme, cdo dite pa pushim. Jo vetem duke dale ne emisione dhe duke braktisur debatin ( e kam fjalen per ate emisionin E. Mehillit ne EuroNews), por duke iu imponuar kundershtareve qe te provokojne me forcen e argumentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *