• |
ide | kryesore

Përplasi këmbësoren dhe ia mbathi, policia e Vlorës shpall në kërkim 38-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit
SPAK



Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Kjo pasi ditën e djeshme ka përplasur me automjetin e tij një këmbësore dhe është larguar.

Policia bën me dije se qytetarja me inicialet M.S 46 vjeçe ndodhet në spitalin e Vlorës duke marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Y., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. S., 46 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *