• |
ide | kryesore

Shtrohet në spital liderja e burgosur e opozitës bjelloruse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Liderja e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova është nxjerrë nga burgu dhe është dërguar në terapi intensive në spital. Lajmin e dhanë aleatët e saj. Ata thonë se 40-vjeçarja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Ajo po mbahet në qytetin lindor të Gomelit pas një operacioni të kryer të hënën.

Kolesnikova u burgos për 11 vjet në vitin 2021. Ajo udhëhoqi protestat masive pas rizgjedhjes së diskredituar të Alexander Lukashenko. Ajo tha se akuzat ndaj saj ishin të sajuara.

“Nuk pendohem për asgjë. Unë do të bëja të njëjtën gjë përsëri” – i tha ajo BBC-së në vitin 2021. Llogaria e zonjës Kolesnikova në Twitter e administruar tashmë nga aleatët e saj, shkruan se “Maria u transferua në spital… dhe u operua më 28 nëntor. Tani ajo është në një gjendje stabile, të rëndë me përmirësim. Në 30 nëntor do të transferohet në departamentin e kirurgjisë.”

Grupet opozitare të Bjellorusisë dhe politikani i opozitës i burgosur Viktor Babariko bënë komente të ngjashme. Avokati i saj nuk u lejua ta vizitonte. Në fillim të këtij muaji u mësua se Kolesnikova ishte vendosur në izolim. Nuk dihet pse ajo kishte nevojë për operacion. Ekipi i saj tha në Twitter vetëm se ajo kishte një “patologji kirurgjikale”. Autoritetet e burgjeve të Bjellorusisë nuk kanë bërë komente.

LEXO EDHE: Fotot/ Rama kopjon Lukashenkon

Protestat masive në rrugë përfshinë Bjellorusinë menjëherë pasi Lukashenko u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në 2020. Opozita tha se rezultatet ishin të falsifikuara dhe se fituesja e vërtetë ishte Svetlana Tikhanovskaya. Shumë demonstrues u rrahën brutalisht. Të tjerë janë detyruar të ikin në mërgim. Kjo pasi Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, përpiqet të shtypë të gjitha kundërshtitë.

Në vitin 2020, forcat bjelloruse të sigurisë u përpoqën të deportonin Kolesnikovën në Ukrainë, pasi e kishin rrëmbyer në Minsk. Por ajo nuk pranoi të largohej nga vendi. Ajo grisi pasaportën e saj në kufi dhe doli nga dritarja e makinës. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Ti je i paguar nga Rublat ose nga budallaleku yt o kopjac.

      Po lajmin e ministrit te jashtem Bjellorus qe vdiq papritur a e more vesh.?!

      Le qe ca flas me ty. Ti je nje cope mishi.

      Nje shperdorim i sakrifices se Rilindasve.

      1. Ti je i paguar nga Rublat ose nga budallaleku yt o kopjac.

        Po lajmin e ministrit te jashtem Bjellorus qe vdiq papritur a e more vesh.?!

        Le qe ca flas me ty. Ti je nje cope mishi.

        Nje shperdorim i sakrifices se Rilindasve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *