• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Ukraina një ditë mund t’i bashkohet NATO-s

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka riafirmuar angazhimin e aleancës ndaj Ukrainës, duke thënë se një ditë ata do të bëhen anëtare të NATO-s, sipas mediave të huaja.

Vërejtjet e Stoltenberg erdhën pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken dhe homologët e tij të NATO-s u mblodhën në Rumani për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën ndërsa Moska vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike.

“Dera e NATO-s është e hapur”, tha Stoltenberg.

“Rusia nuk ka veto” ndaj vendeve që anëtarësohen, tha ai për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në aleancën e sigurisë. Fqinjët nordikë aplikuan për anëtarësim në prill, të shqetësuar se mund të jenë shënjestra e radhës për Rusinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *