• |
ide | kryesore

Vetëm 8 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus nga 123 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 19 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 145 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; Nga 2 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Statistika ( 29 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 19
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 123
Testime totale 2,008,764
Raste pozitive 332,224
Raste të shëruara 328,485
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 120
Gjirokastër 12
Berat 4
Fier 2
Vlorë 2
Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *