• |
ide | kryesore

Video/ Pulisic dënon Iranin: sulmuesi vendosi kualifikimin e SHBA, por dëmtimi i tij trondit Berhalter

-Instant, Sport, Video
Pulisic



Përfundon me një humbje (e merituar) aventura e Iranit në Kupën e Botës. Aziatikët mposhten 1-0 nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i kalojnë në renditje dhe vulosin një tjetër eliminim në grup për skuadrën e Queiroz. Heroi i SHBA-së ishte Pulisic, i cili shënon në minutën e 38, por u dëmtua në të njëjtin aksion, duke u larguar në interval. Formacioni i drejtuar nga Berhalter renditet kështu pas Anglisë dhe do të sfidojë Holandën në 1/16.

Të shtunën do të jetë Holanda-Shtetet e Bashkuara, për 1/8 në stadiumin Khalifa. E megjithatë ankthi është i gjithi për Pulisic, njeriu që vendosi fatet e sfidës me Iranin. Kombëtarja e Berhtalter mposhti iranianët 1-0 dhe kështu fitoi vendin e dytë në grupin B pas Anglisë. Vendimtar goli në minutën e 38 të pjesës së parë i Pulisic. Nuk mund të ishte veçse ai, ylli i një ekipi shumë të ri, që të zgjidhte ndeshjen. Amerikanët tani shqetësohen për gjendjen e sulmuesit të Chelsea, që doli i dëmtuar në pushim të ndeshjes. Irani del me nder nga turneu, por pa i shqetësuar shumë kundërshtarët, pavarësisht nga sforcimet e pjesës së dytë.

Shtetet e Bashkuara janë kualifikuar në fazën eliminatore në të tre pjesëmarrjet e tyre të fundit në Kupën e Botës (2010, 2014 dhe 2022).
Irani është eliminuar në fazën e grupeve në të gjashtë pjesëmarrjet në Kupën e Botës. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pësuar gol në dy ndeshje të njëpasnjëshme vetëm për herë të dytë në një Kupë Bote. Herën e parë kishte ndodhur në Kupën e parë të Botës në 1930 (kundër Belgjikës dhe Paraguait). E tani, Berhalter shpreson të jetë një ogur i mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *