• |
ide | kryesore

Will Smith, i shqetësuar për filmin e ri: Uroj mos të ndikoj Oscars

-Instant, Paparazzi, Slider



Will Smith ka folur së fundmi për filmin e tij të ri. Në një intervistë për Fox, ai u shpreh se është i shqetësuar se  veprimet e tij në Oscars do penalizojnë krijuesit e tjerë që punuan në  ‘Emancipation’.

“Unë e kuptoj plotësisht nëse dikush nuk është gati të më shoh. E respektoj vendimin e tij ” i tha Smith McCarthy në një klip të intervistës. “Shqetësimi im më i thellë është ekipi im. Regjisori Antoine Fuqua ka bërë atë që mendoj se është puna më e madhe e gjithë karrierës së tij. Shpresa ime më e thellë është që veprimet e mia të mos penalizojnë ekipin tim”.

“Në këtë pikë, kjo është ajo për të cilën po punoj, kjo është ajo për të cilën shpresoj,” vazhdoi aktori. “Shpresoj që materiali, fuqia e filmit, kohëzgjatja e historisë, shpresoj që e mira që mund të bëhet do të hapë zemrat e njerëzve në minimum për të parë, njohur dhe mbështetur artistët e jashtëzakonshëm e  këtij filmi”.

Will shtoi se luajtja e Piterit, njeriu që ikën nga gjuetarët e skllevërve shërbeu si “një nga proceset më rraskapitëse dhe transformuese të gjithë karrierës sime”.“Filmi erdhi në jetën time në një kohë që unë e kërkoja ”, rrëfeu ai. “Dhe kam mësuar shumë gjëra nga Pjetri dhekam ndryshuar absolutisht në këtë përballje shpirtërore me këtë njeri të madh.”

Emancipation është frymëzuar nga “fotot e vitit 1863 të ‘Whipped Peter’, të marra gjatë një ekzaminimi mjekësor të Ushtrisë së Unionit. Ato u shfaqën për herë të parë në Harper’s Weekly”, thuhet në një përmbledhje të filmit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *