• |
ide | kryesore

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 2 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 22 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 128 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 3 në Tiranë, 2 në Pogradec.

Statistika ( 30 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 99
Testime totale 2,008,863
Raste pozitive 332,229
Raste të shëruara 328,507
Raste Aktive 128
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 113
Gjirokastër 8
Fier 2
Korçë. 2
Vlorë 2
Shkodër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *