• |
ide | kryesore

Bërnabiç: Nuk mund të diskutohen propozime të reja pa u themeluar Asociacioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se nuk mund të diskutohen propozime të reja për Kosovën, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndër të tjera themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka njoftuar televizioni serb “RTS”.

Bërnabiç i ka thënë këto fjalë gjatë takimit me kryeministren e Francës, Elisabeth Borne. Ajo ka demantuar deklaratat e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Ky i fundit tha në Shkup se propozimi franko-gjerman është pranuar.
“Prishtina duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo është pikënisja para së gjithash. Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saja me Marrëveshjen e Brukselit, atëherë nuk e di kush do të garantojë ndonjë m,arrëveshje tjetër”, ka thënë Bërnabiç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *