• |
ide | kryesore

Dy të arrestuar pas vrasjes së shqiptarit në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia gjermane ka vënë në pranga dy persona për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar në Krefeld. Arrestimi i tyre është bërë pasditen e të martës, 29 nëntor.

Aktualisht po përcaktohet nëse ata kanë lidhje me vrasjen e shqiptarit. 

Arrestimet u kryen si pjesë e një operacioni kontrolli në një qendër droge në Krefeld që ishte planifikuar tashmë për atë ditë.

Një zëdhënëse e policisë konfirmoi: “Kishte dy arrestime në Theaterplatz, një për shkak të një njoftimi më të vjetër në kërkim. Po hetohet nëse të dy personat kanë lidhje me vrasjen”.

Ndaj të arrestuarit të dytë nuk kishte asgjë, por hetuesit fillimisht nuk kanë dashur të thonë se përse është ndaluar.

Ndërkohë, autopsia e trupit ka konfirmuar shkakun e vdekjes.

Sipas prokurorit të lartë publik Axel Stahl, “viktima vdiq nga një goditje në kokë.”

Arma e vrasjes nuk është gjetur dhe një kontroll i kryer dje nuk dha rezultat.

Një makinë Peugeot, e cila u gjet jo shumë larg vendit të krimit në Garnstrasse, rezultoi pas kontrollit se nuk ishte në listën e kërkimit. Po vijon sigurimi i provave në automjet.

Të shtënat fatale u regjistruan rreth orës 19:50 të së hënës në mbrëmje. Dy persona mësohet se e kanë qëlluar katër herë shqiptarin dhe dy plumba e kanë goditur në pjesën e pasme të kokës.

Shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme (drogë, vjedhje). Viktima, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2018, ishte narkoman.

Ai nuk kishte apartament, por qëndroi kryesisht në Krefeld.

Kryeprokurori publik Axel Stahl tha: “Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ka qenë një viktimë e rastësishme.”

Motivi i veprës së përgjakshme është i paqartë.

“Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet” tha Stahl.

Siç mësoi BILD, dy autorët mesa duket kanë ardhur në Garnstrasse me një Peugeot blu me targë Wesel (WES).

Aty parkuan makinën, duke pritur viktimën e tyre. Kur erdhi shqiptari, ata dolën dhe ecën rreth 30 metra drejt tij. Më pas e qëlluan.

Pas krimit, autorët janë larguar në këmbë dhe kërkimet fillestare kanë rezultuar të pasuksesshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *