• |
ide | kryesore

E rëndë/ I riu vritet nga Garda Revolucionare sepse festoi humbjen e Iranit përballë SHBA (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Anzali në Iran ku një 27-vjeçar i identifikuiar si Mehran Samak është vrarë nga Garda Revolucionare e Iranit pasi po festonte humbjen e skuadrës iraniane të futbollit përballë SHBA-ve. Ai ishte në makinë në momentin që është qëlluar në kokë. Bashkë me të ndodhej dhe e dashura e tij, e cila fatmirësisht nuk ka marrë lëndime. Ai u dërgua me urgjencë në spital po nuk arriti t’i mbijetojëplagës së marrë duke ndërruar jetë disa orë më pas.

Samak ishte bashkuar me dhjetëra iranianë të tjerë në të gjithë vendin, të cilët festuan humbjen e ekipit kombëtar ndaj Shteteve të Bashkuara mes zemërimit në rritje kundër regjimit islamik. Shumë e panë rezultatin e ndeshjes si një fitore kundër qeverisë iraniane, e cila ka shtypur protestat mbarëkombëtare që kanë përfshirë Republikën Islamike për muaj të tërë. Disa bërtisnin “Vdekje diktatorit”, një slogan popullor proteste që i referohej liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *