• |
ide | kryesore

Finalizohet divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West finalizuan divorcin e tyre të hënën.

Themeluesja e Skims, dhe CEO i Yeezy,  do të kenë kujdestari të përbashkët për katër fëmijët e tyre; North, Saint, Chicago, dhe Psalm, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Page Six .

Megjithatë, burime të afërta me Kardashian i thanë TMZ se Kanye do të vazhdojë të ketë fëmijët 80 për qind të rasteve  Marrëveshja thekson gjithashtu se reperi i “Gold Digger” do të duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Ai është gjithashtu përgjegjës për 50 për qind të shpenzimeve arsimore të fëmijëve siç janë; shkollimi i tyre  dhe shpenzimet e sigurisë. Nëse Kardashian dhe West kanë ndonjëherë një mosmarrëveshje në lidhje me ndonjë nga katër fëmijët e tyre, atyre u kërkohet të marrin pjesë në ndërmjetësim. Por, nëse njëra palë nuk merr pjesë në ndërmjetësimin, pala pjesëmarrëse bëhet vendimmarrëse.  Për më tepër, pasuritë e pronave u ndanë në përputhje me marrëveshjen paramartesore të ish-çiftit. Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt  2021 pas shtatë vitesh martesë. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/07/kim-kardashian-ben-paqe-me-kanye-west/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *