• |
ide | kryesore

I dënuar për trafikim droge, ekstradohet drejt Italisë i shumëkërkuari nga Durrësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dollarë



Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *