• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez flet për periudhën e ndarjes nga Ben Affleck

-Instant, Paparazzi, Slider



Rruga drejt martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ishte e lehtë.

Në një intervistë të re me Apple Music 1, këngëtarja reflektoi mbi romancën e saj të rindezur me aktorin e “Deep Water” dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pasi i dhanë fund fejesës së tyre të parë në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë,” i tha Lopez prezantueses Zane Lowe. “Anulimi i fejesës 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja.”

Ajo vazhdoi, “Më dërgoi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku thjesht nuk mund të bëja asgjë  siç duhet. Por tani, 20 vjet më vonë, ajo ka një fund të lumtur. Ka fundin  “nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood”.

Lopez njoftoi gjithashtu se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”. “Më kapi në këtë moment kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi Jennifer. “I gjithë mesazhi i albumit është, ‘Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë.. Unë dua ta përhap këtë mesazh në botë.”

Në prill të vitit 2021, Page Six publikoi lajmin se Lopez dhe Affleck ishin bashkë pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Dyshja u fejuan një vit më vonë dhe  u martuan në korrik 2022 në Las Vegas./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *