• |
ide | kryesore

Messi e Lewandowski sfidohen me kombëtaret: Polonia me dy rezultate, Argjentina rrezikon eliminimin

-Instant, Sport
Messi



Argjentina kërkon të kapërcejë Poloninë në krye të Grupit C dhe të kualifikohet në 16 më të mirët e Kupës së Botës. Në Stadiumin 974 përballë tyre wshtw Polonia, që luan për dy rezultate. Dy herë kampionët e botës kaluan traumën e humbjes me Arabinë Saudite, duke mposhtur Meksikën. Tani ndajnë vendin me arabët, vetëm një pikë pas Polonisë në përballjen më të rëndësishme, për jashtë ose brenda. Një sfidë brenda sfidës Messi kundër Lewandowski.

POLONIA

Skuadra e Michniewicz kërkon të arrijë në 1/8 për herë të parë që nga viti 1986. Për këtë tekniku beson te Lewandowski, por edhe një prapavijë solide. Ata janë një nga vetëm dy kombëtaret që nuk kanë pësuar ende gol pas dy ndeshjeve të tyre të para në grup. Polonia ka mbajtur portën të paprekur në secilën prej katër ndeshjeve të tyre të fundit ndërkombëtare. Megjithatë, ta bëjë kundër Argjentinës mund të jetë sfiduese për ta, duke qenë se kanë pësuar gol në secilën prej 11 takimeve të mëparshme me dy herë kampionët e botës. Edhe në fitoren në ndeshjen e fundit 2-1 në miqësoren e vitit 2011.

Në moshën 34-vjeçare, Robert Lewandowski më në fund festoi golin e tij të parë në Kupën e Botës në tentativën e pestë në suksesin 2-0 kundër Arabisë Saudite. Qendërsulmuesi shpengoi veten pasi humbi penalltinë e tani do të kërkojë një objektiv grupi e jo individual. Atë për të mbajtur pas Argjentinën. Fitorja për Poloninë të mërkurën do të siguronte vendin e parë në Grupin C dhe do të garantonte vendin e tyre në 16 të fundit, ndërsa një barazim mund të mjaftojë vetëm nëse Arabia Saudite nuk arrin të mposhtë Meksikën. Humbja do t’i japë fund rrugëtimit të tyre në Kupën e Botës, nëse Arabia Saudite fiton ndeshjen e saj.

ARGJENTINA

Lionel Messi e mori përsipër Argjentinën, në fitoren 2-0 me Meksikën me golin që e barazoi me Maradonën. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë Messi duket se ka rikthyer besimin e argjentinasve për ti shkuar turneut deri në fund. Scaloni shpreson shumë të dalë i pari në Grupin C, për të evituar përballjen me Francën, që e mundi Albiceleste 4-3 katër vjet më parë. Argjentina, që ka kaluar në 1/8 në 12 nga 13 finalet e fundit të Kupës së Botës, ka humbur dy përballjet e fundit me skuadrat evropiane, të dyja në Rusi 2018: 3-0 në grupe ndaj Kroacisë, e pastaj nga Franca.

Fitorja për Poloninë të mërkurën do të siguronte vendin e parë në Grupin C. Ndërsa një barazim mund të mjaftojë vetëm nëse Arabia Saudite nuk arrin të mposhtë Meksikën. Humbja do t’i japë fund rrugëtimit të tyre në Kupën e Botës, nëse Arabia Saudite fiton ndeshjen e saj. Argjentinës i duhet fitorja për vendin e parë, nëse Arabia Saudite nuk arrin të mposhtë Meksikën me një diferencë më të madhe se skuadra e Scalonit. Një barazim, ndërkohë, mund të mjaftojë që ata të përparojnë në vendin e dytë nëse Arabia Saudite nuk arrin të fitojë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Polonisë:

Szczesny; Cash, Glik, Kiwior, Bereszynski; Zielinski, Bielik, Krychowiak, Frankowski; Milik, Lewandowski

Formacioni i mundshëm i Argjentinës:

E. Martinez; Molina, Otamendi, Li. Martinez, Tagliafico; Fernandez, Paredes, De Paul; Messi, La. Martinez, Di Maria

Lexo më tej: Video/ Boksieri meksikan ‘kërcënon’ Messi, pas golit ndaj Meksikës: “Lutu që mos të të takoj kurrë”

PRECEDENTËT

Fitore: 6

Barazime: 2

Humbje: 3

11 Jun 1966 Argentina v Poland D 1-1 International Friendly

19 Dec 1968 Argentina v Poland W 1-0 International Friendly

15 Jun 1974 Argentina v Poland L 2-3 FIFA World Cup

24 Mar 1976 Poland v Argentina W 1-2 International Friendly

29 May 1977 Argentina v Poland W 3-1 International Friendly

14 Jun 1978 Argentina v Poland W 2-0 FIFA World Cup

12 Oct 1980 Argentina v Poland W 2-1 International Friendly

28 Oct 1981 Argentina v Poland L 1-2 International Friendly

17 Jan 1984 Argentina v Poland D 1-1 Nehru Cup

26 Nov 1992 Argentina v Poland W 2-0 International Friendly

05 Jun 2011 Poland v Argentina L 2-1 International Friendly



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *