• |
ide | kryesore

Rriten akuzat kundër Juventus: kontrata të fshehura për 34 milionë euro, CR7 kërkon edhe 19

-Instant, Sport
Juventus



Hetimi në lidhje me Juventus po rritet me kalimin e ditëve. Hije të reja janë shfaqur në disa operacione të shoqërisë bardhezi. Në monitorimin e prokurorisë së Torinos, kanë përfunduar kontrata të tjera të fshehura dhe borxhe jashtë bilancit. Dorëheqja në bllok e bordit të drejtorëve të Juventus erdhi me një bilanc të pamiratuar ende. Pa llogaritur një borxh shtesë të gjetur prej të paktën 34 milionë eurosh, ku prokurorët po fokusohen.

Një shembull janë 7 milionë euro me Atalantën që nuk janë futur kurrë në buxhet. Ajo që e rëndon është konfirmimi në një përgjim që i bëhet nga drejtori ekzekutiv Maurizio Arrivabene: “E dimë se sa i detyrohemi Atalantës”. Një borxh që nuk njihet zyrtarisht, por që duhet të ketë lindur nga marrëveshja Romero-Demiral. Kjo përpara se argjentinasi të shitej nga bergamaskët te Tottenham për 50 milionë euro. Çështja Kulusevski është gjithashtu në fokusin e Guardia di Finanza.

Nuk është e gjitha. Bazuar në dokumentin që duhej të “mbetej sekret” i nënshkruar me Cristiano Ronaldo, sulmuesi portugez duhet të marrë 19 milionë euro nga Juventus. Një shifër e lartë nga e cila askush nuk është i gatshëm të heqë dorë, madje as CR7.

Lexo më tej:Tërmet te Juventus, Agnelli largohet nga presidenca pas 12 vjetësh: bashkë me të dorëhiqet i gjithë Këshilli

Së fundi, hetuesit zbuluan edhe marrëveshje të tjera sekrete, të padepozituara asnjëherë në Ligë. Bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve me të drejtë riblerjeje, si në rastin e Cerri me Cagliarin. Ai operacion nxori një fitim kapital prej 8 milionë eurosh menjëherë në bilanc. Megjithatë, opsioni i riblerjes e bëri atë fitim hipotetik dhe për rrjedhojë llogaritet në një mënyrë tjetër. Vetëm dy ditë më parë, me një mbledhje të jashtëzakonshme, presidenti Agnelli dha dorëheqjen pas 12 vjetësh. Bashkë me të edhe gjithë këshilli administrativ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *