• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike/ Gjykata rrëzon prokurorinë: Detyrim paraqitje për 5 punonjësit e IT

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP). Ajo ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.

5 punonjësit e IT-së nën akuzë për shpërdorim detyre:

  • Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
  • Altin Sallaku- Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
  • Rudina Llagami- Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
  • Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
  • Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.


Sipas Prokurorisë mos veprimi nga ana e punonjësve të IT-së duke shpërdoruar detyrën, ka bërë që sulmi kibernetik i kryer nga Irani, të mos zbulohej në kohë. 5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë strukturat e AKSHI-it. Këta persona kanë sjellë pasoja të rënda dhe akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *