• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës lëshon urdhër-arreste për 5 punonjës IT

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas sulmeve të njëpasnjëshme të Iranit kundër Shqipërisë ka ardhur dhe reagimi nga vendi ynë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masë sigurie “arrest shtëpie” për pesë punonjës të IT, pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP). Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi nuk kanë kryer siç duhet punën që u takon, në përputhje me rregulloren.

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

A.S. – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

R.Ll. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

I.L. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

A.Gj. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike. 

Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.



5 Comments

  1. U gjeten fajtoret. Tani edhe nje tender 300 milione Euro dhe zgjidhen te gjitha. Rrofshin hajdutet, fitues edhe ne humbje

    1. Fix kjo!

      Keta jane peshkaqene! Problemi eshte qe IT-te mund te kene neglizhuar, por nuk besoj qe kane patur ndonje thele torte tek tenderat qe jane bere.

      Dhe me e forta eshte, asnje nga peshkaqenet nuk mban pergjegjesi per kete situate! Thjesht fajin e ka Irani!

  2. Bravo prokuroria, ka bere nje pune shembullore.
    Ne burg te kalben kriminalet.
    Paçka se Iranianve nuk i bejne dot gje, vetem mund ti rruajne topet, kane gjet ca koka turku per ti hedhur hi syve publikut.
    Mjer ne ku po shkojme…

  3. Prokurorine e Tiranes po sulmonte i gjati, ku i dihet keta IT mund te mos kene vepruar vete me urdher nga lart kur kane pare hackerimin. Nuk ka shance nje IT per kaq shume kohe te mos kuptoje te huajt ne sistem, jam IT vete dhe e di qe SiteLock te lajmeron menjehere ne nje web te thjeshte, e lere me pastaj ne strukturat qe kane perdorur keta trapa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *