• |
ide | kryesore

Tapiri i Artë gjigant për Juventus: në kërkim të të dorëhequrve gazetarët e parkojnë para Allianz Stadium

-Instant, Sport
Tapiri



Pas lamtumirës së bujshme të njerëzve më të pushtetshëm që drejtonin Juventus, bardhezinjtë kanë marrë me vetë edhe ironinë për situatën. Kështu i dërguari i emisionit Striscia la Notizia Valerio Staffelli ka shkuar në Torino. Qëllimi ishte për t’i dhënë një trofe të fundit drejtuesve të Juventusit në largim. Tapiri i Artë gjigant i emisionit satirik është parkuar para stadiumit të bardhezinjve.

Korrespondenti i Stiscia kishte me vete Tapirone dhe Tapirin “klasik”. Ai kërkoi jashtë selisë së klubit të Juventusit për drejtuesit e dorëhequr dhe lojtarët. Kërkimin e “pafat” e zgjeroi edhe në Stadium dhe qendrën sportive Continassa. Presidenti Andrea Agnelli, zëvendëspresidentit Pavel Nedved, CEO-s Maurizio Arrivabene dhe gjithë bordi i drejtorëve dha dorëheqjen, por askush nuk ishte aty.

Lexo më tej: Humbje me Interin e Tapiri i Artë për Allegrin: “Irrati shumë i zoti, tani kujdes Romën”

Nuk është hera e parë që Juventusi merr versionin ekstra large të çmimit të emisionit satirik të Antonio Ricci. Në vitin 2021, pas dështimit të Super League të dëshiruar nga Andrea Agnelli, Staffelli solli Tapiri i artë gjigant në Allianz Stadium. Edhe Max Allegri e ka fituar disa herë Tapirine Artë. Por jo atë gjigant, si ai i vendosur në Allianz Stadium.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *