• |
ide | kryesore

Turqia: Suedia dhe Finlanda kanë bërë përparime drejt anëtarësimit në NATO

-Instant, Lajme, Planet



Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda kanë bërë përparime drejt anëtarësimit në NATO, por ende duhej të bëjnë më shumë për të plotësuar kërkesat e Ankarasë për të luftuar “terrorizmin”, sipas mediave të huaja.

Suedia dhe Finlanda aplikuan në maj për t’u bashkuar me NATO-n në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, ata hasën kundërshtime nga Turqia, e cila akuzoi dy vendet nordike se po strehonin luftëtarë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe grupe të tjera.

Stokholmi dhe Helsinki kanë mohuar akuzat, por janë zotuar të bashkëpunojnë me Ankaranë për të adresuar plotësisht shqetësimet e saj të sigurisë dhe për të hequr embargon e armëve.

“Të dy vendet morën disa hapa, ne i kemi pranuar. Por nuk ka pasur asnjë hap në lidhje me kërkesat për ekstradimin dhe ngrirjen e aseteve terroriste,”  tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një mbledhje të NATO-s në Bukuresht.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *