• |
ide | kryesore

Urdhëruesi u arrestua sot në Spanjë, si u mor peng Jani Prenga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë



Mbrëmjen e sotme është arrestuar në Spanjë, shtetasi Gentjan Funiqi, një nga personat që urdhëroi rrëmbimin e Jani Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra në vitin 2020.

Lexo më tej: Arrestohet në Spanjë autori i pengmarrjes së Jan Prengës 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm kopshtarin e resortit, ndërsa ka ndërtuar edhe dinamikën e ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja: 

Jani Prenga baba i 3 fëmijëve u rrëmbye me 17 janar 2020 në Kamzë, disa ditë pasi ishte ndjekur e vëzhguar.

Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata të fundit mundën ta fusnin në një makinë Range Rover ngjyrë e bardhë. Automjeti me pengun brenda shkon në Golden

Resort në pronësi të Altin Hajrit, një ish i skeduar për trafik droge.

Në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në tokë.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, çka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf dhe e fusin në një furgon të bardhë

Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

Gjykata tha se ka krijuar bindjen se Jan Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij Astriti kishte grabitur një sasi të madhe kokaine në një port të Britanisë së Madhe. Për të kthyer drogës Dritan Rexhepaj që ndodhej atëkohë në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador e Gentian Docaj Funiqi urdhëruar të merrej peng babai i 3 fëmijëve.

Astrit Prenga e ktheu një sasi kokainë dhe pagoi një shumë të madhe parash, por rrëmbyesit nuk e liruan pengun.



4 Comments

  1. Në të s’ëmës të gjithë.
    Tjetri paska resort në Golem dhe qënka i skeduar për trafik droge.

    Po kryetrafikanti çfarë bën?

    1. Te gjithe keta qe vrasin, vriten per larje hesapesh, kapen me droge, etj. cilesohen si “bisnesmene”, kane resorte, hidrocentrale, marrin tendera ose jane ne administraten shteterore e shpesh here police, ish-police, te forcave speciale.
      Krimi eshte vete shteti, ne populli i thjeshte jemi vec spektatore ose sfond per tablone e luftes mes banditeve per supermaci.

  2. Zhdukja e Ervis Martinajt/ Hoxha: Disa gazetarë po i mëshojnë në mënyrë bërtitëse vrasjes së tij. Më habit kjo, krijon dyshime,shpellkaret e dukagjinit te salihut kriminel te lindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *