• |
ide | kryesore

Vinin baste sportive të paligjshme, arrestohen dy persona në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Kjo pasi ata vinin baste sportive nëpërmjet laptopit dhe aparateve celulare. Në pranga ka përfunduar: A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Këtë vepër ai e ka kryer në bashkëpunim me A. C., 60 vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

 Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestuan shtetasit:

-A. I., 59 vjeç, banues në Durrës (pronari i lokalit), për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim; A. C., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. I., duke vënë baste sportive, përmes laptopit dhe aparateve celulare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop, 2 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lotaritë e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *