• |
ide | kryesore

Vràsja e gruas shtatzënë trondit Kosovën, paralajmërohen protesta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Protesta



Ditën e nesërme pritet të mbahet një protestë lidhur me vràsjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

Lexo më tej: Kosovë/ Burri masakroí me thikë gruan shtatzënë në maternitet 

Lajmin e ka bërë të ditur Rrjeti i Grave në Kosovës përmes një njortimi, ku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës që fillon në orën 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.

“Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona… Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne!

Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë.

Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë! Ja ka me nenshkru Zajednicën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se 35-vjeçarja Hamide Magashi u qëllua për vdekje në oborrin e maternitetit në Kosovë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, 31 vjeç, i cili momentalisht është në kërkim nga Policia.



4 Comments

  1. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A.B. Jamieson

  2. Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
    by Robert D. Hare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *